INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autobusi me udhëtarë pëson aksident në Shkup, raportohen 10 të vdekur e 20 të plagosur

Autobusi me udhëtarë pëson aksident në Shkup, raportohen 10 të vdekur e 20 të plagosur

Publikuar më: 22:08 13-02-2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë, ku një autobus udhëtarësh mësohet të ketë dalë nga rruga.

Sipas mediave vendase, ka shkuar në 10 numri i viktimave ndërsa nuk dihet numri i saktë i të lënduarve, por më parë u fol për 20 të tillë.

Disa prej të plagosurve të cilët janë në gjendje kritike janë dërguar në spitalin shtetëror të Shkupit “Nënë Tereza” dhe në spitalin ushtarak “8 Shtatori”.

Sipas të njëjtave informacione dyshohet se shkak për këtë aksident të jetë bërë plasja e gomës së autobusit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036191940307617