INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Auron Tare vë para Ministren e Kulturës, Kumbaro për Kalanë e Lezhës

Auron Tare vë para Ministren e Kulturës, Kumbaro për Kalanë e Lezhës

Publikuar më: 12:50 04-08-2016

Edhe pse gjyqi për Kalanë e Lezhës vijon në shkallët e tjera, pas rekursit që bëri në Gjykatën e Lartë, Ministria e Kulturës, kreu i Autoritetit Kombëtar të Bregdetit, Auron Tare, i kujton angazhimin minimal të institucionit që Kumbaro drejton.
Sipas tij për 3 vjet, juristja e Ministrisë së Kulturës, ka shkuar në gjyq vetëm një herë, për çështjen e Kalasë së Lezhës.

Ja ç’thotë Tare:
"Znj. Ministre ndoshta ju nuk e dini por unë, Arben Biçoku, Artan Lame dhe Fatmira Nikolli kemi 3 vjet në gjyq për çështjen e Kalase së Lezhës. Ndoshta nuk keni dijeni por së bashku me disa të tjerë kemi bërë një protestë publike në mbrojtje të Kalasë së Lezhës përpara vitit 2013. Në këto 3 vite në gjyq është paraqitur vetëm një herë juristja e Ministrise së Kulturës duke qenë se Ministria e Kulturës si ne është paditur për çështjen e Kalasë dhe është po ashtu si një palë e interesuar në mbrojtje të trashëgimisë së Lezhës. Personalisht në betejën për mbrojtjen e Kalasë nga realizimi i projekteve që dëmtojnë këtë pjesë të trashëgimisë tonë jam ndjerë i vetëm, pasi asnjëherë nuk kam pasur në krah për të argumentuar me fakte se përse nuk duhet ndërtuar në Kalanë e Lezhës edhe ministrinë tuaj. Shpresoj se prej sot e tutje do të kemi edhe Ministrinë e Kulturës të pranishme në gjyqin për mbrojtjen e Kalasë në mbështetje për të fituar edhe në Apel betejen me ata që kërkojnë të rrënojnë këtë kështjellë të moçme," përfundon Tare.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275