INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aurela Hoxha i kërkoi foto Leo DiCaprios? Intriguese çfarë i tha ajo aktorit [FOTO]

Aurela Hoxha i kërkoi foto Leo DiCaprios? Intriguese çfarë i tha ajo aktorit [FOTO]

Publikuar më: 19:19 01-05-2017

Të gjithë e konsideruam një femër me fat, por e vërteta paska qenë ndryshe! Aurela Hoxha është fotografuar vitin e kaluar me yllin e kinematografisë Leonadro DiCaprio, teksa ishin pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë. Kush nuk do e donte një foto me Leon, dhe sigurisht që të gjithëve na është krijuar përshtypja se është Aurela ajo që i ka kërkuar foto por kemi gabuar.

E ftuar në ‘Thumb’ Aurela ka rrëfyer të vërtetën për këtë takim.

 “Unë isha aty me Endritin dhe Bleonën e sapo pashë Leon, i them Bleonës ‘Ua e kam shumë qejf’. Mos iu afro më tha Bleona pasi nuk lejohet. Edhe po iu afrove për foto, truprojat e tij do të të nxjerrin jashtë” rrëfeu Aurela Hoxha.

“Në një moment gjatë mbrëmjes, Leo zgjati dorën drejt meje për të më përshëndetur dhe atë që unë i kam thënë në ato momente nuk e di askush përveç vëllait, Enritit dhe dy miqve të afërt. U emocionova aq shumë sa i thashë diçka në anglisht, por nuk e them dot”, shtoi modelja dhe prezantuesja.

Fakti që ajo nuk e tregon dot e bën ende më intriguese! Ç’mund t’i ketë thënë vallë?

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553