INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aurela Gaçe dhe vajza e saj e këndojnë këngën e Eli Farës dhe Stresit në versionin më të bukur [VIDEO]

Aurela Gaçe dhe vajza e saj e këndojnë këngën e Eli Farës dhe Stresit në versionin më të bukur [VIDEO]

Publikuar më: 21:15 11-12-2019

Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave, të cilat duket se prej saj kanë trashëguar një nga gjërat më të mira, talentin për muzikën. Këngëtarja ka treguar shpesh se vajza e saj e madhe, Grace, këndon shumë bukur, por edhe më e vogla Abigail do të ndjekë hapat e saj.

Së fundmi Aurela ka publikuar në ‘Instagram’ një video, ku dëgjohet duke kënduar bashkë me Abigail këngën “Jam Bohem” me të cilën Eli Fara dhe Stresi konkurojnë në “Festivalin e Këngës”. Nënë e bijë plotësojnë njëra-tjetrën duke kënduar dhe duket se Abigail e ka mësuar tekstin e këngës përmendësh.

“Ne të dyja kemi orarin e këngës mbas orës 12 të natës. Edhe me këtë rast këndojmë edhe këngën e shoqes së mamit. Eli Fara edhe pak, duet po të la Stresi”, ka shkruar Aurela përkrah videos.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541