INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Audi SQ7 “SUV-i dizel më i fuqishëm në botë”

Publikuar më: 15:15 04-03-2016

Audi ka shpalosur zyrtarisht modelin SQ7 TDi në Gjenevë, që sipas kompanisë është modeli më i fuqishëm SUV dizel në botë.

Vetura vjen me motor 4.0 TDI V8 me 435 kuajfuqi. Kjo i ndihmon SQ7 TDI të arrijë përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë për 4.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e tij është 250 km/orë. Veçantia qëndron te kompresori elektrik EPC që eliminon problemet në turbo gjatë rrotullimeve të vogla në motor.

Modeli i ri është edhe ekonomik pasi Audi thotë se shpenzon vetëm 7.4 litra në 100 kilometra distancë.

Modeli më i ri i linjës Audi Q7 do të dalë në shitje në pranverë dhe do të kushtojë 89900 euro si çmim fillestar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486