INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Athina i përgjigjet Ramës: Nuk do e pranojmë kurrë ekzistencën e një çështje çame

Athina i përgjigjet Ramës: Nuk do e pranojmë kurrë ekzistencën e një çështje çame

Publikuar më: 18:03 03-02-2018

Deklarata e kryeministrit Edi Rama se çështja çame mbetet një nga pikat më të nxehta të diskutimeve midis dy vendeve, nuk është pritur aspak mirë nga pala grek.“Do të insistojmë sepse është një çështje shqiptare,” tha Edi Rama. Gazetat Kathimerini dhe portali Greek Reporter shkruajnë se kryeministri shqiptar është shprehur një televizion se çështja çame duhet të diskutohet. Rama tha se Kotzias nuk e ka kuptuar mirë. Pala shqiptare është duke kërkuar intensivisht çështjen Çame në tavolinë”. Por të premten në mbrëmje ka reaguar edhe Athina. Ministri i Jashtëm alternativ, Giorgos Katrougalos i kundërshtoi komentet e Ramës. “Gjithkush kërkon të pasurojë interesat e tij kombëtare, por ne kurrë nuk do e pranojmë ekzistencën e një çështje çame,” tha ai. Kryeministri Rama foli pasi më herë i jashtëm grek Kotzias tha se nuk po diskutohej çështja çame. "Ne po flasim për shtetasit shqiptarë që në të kaluarën kishin pasuri në shtetin grek ... të cilët kanë kujtime të hidhura". Kërkesa e Tiranës për ngritjen e një monumenti për çamët në Epir, Greqia veriore, është një "kërkesë e justifikueshme"-tha Rama. Çamët kërkojnë të drejtën e pronës që kanë lënë në Greqi kur ata u dëbuan midis 1944 dhe 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore. Athina argumenton se çamët ishin bashkëpunëtorë nazistë dhe nuk konsiderojnë se ata kanë ndonjë pretendim të vlefshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113