INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati për të fituar azil/ Të arrestuarit kërcënojnë gazetarët në Gjykatën e Vlorës

Atentati për të fituar azil/ Të arrestuarit kërcënojnë gazetarët në Gjykatën e Vlorës

Publikuar më: 18:49 06-06-2019

Romario Aliraj dhe Arben Veliko të cilëtinskenuan ngjarjen e datës 12 maj, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj automjetit me të cilin lëviztë Aliaj, janë lënë në burg nga Gjykata e Vlorës.

Fillimisht u raportua se ndaj Alirajt u krye atentat, por fakti që ndaj tij ishte qëlluar me rreth 20 plumba dhe nuk pati asnjë lëndim, shtoi dyshimet e policisë së Vlorës. Tre ditë më parë Aliraj u arrestua për ngjarjen, ndërsa së bashku me të edhe Arben Veliko, një biznesmen në fushën e ndërtimit në Vlorë.

Të dy këta persona e kishin inskenuar atentatin me qëllim për të përfituar azil në një nga vendet e Bashkikit Evropian. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “Kallëzim i rremë”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Largim nga vendqëndrimi”, njofton policia.

Seanca e sotme gjyqësore është shoqëruar me një incident. Gazetarët janë kërcënuar në sallën e gjyqit nga Aliraj dhe Veliko, pak përpara nisjes së seancës gjyqësore. Për shkak të kërcënimeve, situata ka qenë e tensionuar deri në përfundim të të gjithë seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, shkruan Tch.

Article Logic
Execution time: 0.004223108291626