INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati në Fier, policia jep detajet, ja kush është i plagosuri që po lufton me jetën!

Atentati në Fier, policia jep detajet, ja kush është i plagosuri që po lufton me jetën!

Publikuar më: 00:14 16-02-2019

Një person ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në qytetin e Patosit. Ngjajra ka ndodhur në orën 21:15, ku i lënduari është një 53-vjeçar. Shtetasi Edmond Fejzullahu ka mbërritur në spitalin e Fierit me dy plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ai është qëlluar në automjetin e tij.

Fejzullahu është goditur në pjesën e kraharorit, ndërsa ka mbërritur në spital me makinën e tij rreth orës 21:30 minuta. 52-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa i është nënshtruar një operacioni.

“Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve” informon policia. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0032541751861572