INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati mafioz në Durrës! Pas shokut të Shullazit, ndërron jetë në spital edhe i plagosuri! [FOTO]

Atentati mafioz në Durrës! Pas shokut të Shullazit, ndërron jetë në spital edhe i plagosuri! [FOTO]

Publikuar më: 20:15 07-11-2018

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Durrës ku mbeti i vdekur Edison Harizaj 39-vjeç, banues në Vlorë dhe u plagos miku i tij Genci Caci 33-vjeç, banues po në Vlorë. Por mësohet se Genci Caci ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Traumës duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.

Ngjarja në fjalë është nën hetim, ndërsa dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh ose për hakmarrje.

Harizaj njihet si person me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje dhe plagosje në vitin 1999 në Vlorë.

Emri i Harizajt ka dalë disa herë gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, përfshirë vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, apo zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, si dhe vendosje gjobash ndaj biznesmenëve të ndryshëm në vend, por asnjëherë nuk u ndalua për to.

Ai njihet si mik i Emiljano Shullazit dhe në vitin 2012 të dy janë ndaluar nga policia, ku u gjetën me armë pa leje.

dFF.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662