INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat me armë zjarri në Tiranë, vritet me breshëri kallashnikovi ish-polici

Atentat me armë zjarri në Tiranë, vritet me breshëri kallashnikovi ish-polici

Publikuar më: 23:11 27-08-2019

Një atentat me armë zjarri u shënua mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë në zonën e Kinostudios. Një person që udhëtonte me makinë është qëlluar për vdekje në ecje e sipër në makinën e tij tip BMW X5 rreth orës 22:20. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën Xhanfize Keko, që lidh zonën e Freskut me zonën e Kinostudios, një zonë me shumë pak trafik në atë orë.

Mësohet se autori, apo autorët e krimit e kanë ndjekur viktimën dhe kanë gjetur pikërisht atë moment dhe atë vend për të ekzekutuar personin të identifikuar me emrin S.Malko. Sipas Policisë, viktima ka qenë një ish-polic dhe në vitin 2016 dhe është larguar nga radhët e policisë. Por, ai mësohet se ka pasur konflikte për shkaqe bixhozi me dy persona të tjerë.

Uniformat blu bëjnë me dije paraprakisht se trupi i viktimës ka qëndruar për disa minuta në makinë deri në mbërritjen e ekspertëve të kriminalistikës. Gjithashtu, nga mënyra e ekzekutimit, burimet thonë se autorët e kanë ndjekur viktimën, por në pamundësi për në vend tjetër ekzekutimi kanë gjetur atë moment.

Nuk jepen detaje, nëse edhe autorët kanë qëlluar apo jo nga ndonjë makinë tjetër, ndërsa dëshmitarët thonë se pas të shtënave dy makina janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonën së Freskut, ndërsa makina e autorit ka dalë nga rrugë dhe përfunduar në një trotuar.

Policia, ka bllokuar disa rrugë hyrje-dalje, por nuk ka asnjë shenjë të autorëve. Ndërkaq, janë marrë nën cilësinë e dëshmitarëve edhe 5 persona, kryesisht të njësive tregtare aty pranë, si dhe një roje objekti.

Njoftimi i policisë:

Tirane
Njoftim paraprak

Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.

Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”.

Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.

Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin.

Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.

Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve.

Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112!

Article Logic
Execution time: 0.0039792060852051