INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat me armë zjarri në Tiranë, një i vdekur, policia jep detajet

Atentat me armë zjarri në Tiranë, një i vdekur, policia jep detajet

Publikuar më: 20:35 29-01-2018

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Kongresi i Manastirit”, pranë Pediatrisë në QSUT. Autorët kanë qëlluar me pesë plumba ndaj shtetasit me iniciale Devi Kasmi, rreth 40 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend sipas burimeve nga uniformat blu. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Njoftimi:
Rreth ores 18.44 ne Sallen operative ka ardhur nje telefonate se ne rrugen "Kongresi i Manastirit" ka te shtena me arme.
Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forca te shumta polici ku ka rezultuar se:
Ne nje rrugice qe lidhet me rrugen Kongresi i Manastirit, ne afersi te Morgut eshte vrare me arme zjarri shtetasi D.K, rreth 40 vjeç.
Jane ngritur pika te shumta kontrolli, si dhe po krihet zona.
Grupi hetimor ne vendngjarje po fikson dhe grumbullon çdo prove qe mund te çoje ne identifikin e autoreve

Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588