INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat me armë zjarri ndaj ish- mësuesit në Vlorë, kush është 36-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje [FOTO]

Atentat me armë zjarri ndaj ish- mësuesit në Vlorë, kush është 36-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje [FOTO]

Publikuar më: 21:10 30-08-2019

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sonte në qytetin e Vlorës ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 36-vjeçar. Bëhet fjalë për Eljus Thartorin, i cili u qëllua në ballkonin e shtëpisë, ndërsa ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Thartori, një ish-mësues, rezulton person i njohur për policinë, pasi ai ka qenë dënuar më parë me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. 36-vjeçari jetonte jashtë vendit, ndërsa ishte kthyer pak kohë më parë.

Nuk dihet ende nëse atentati i sotëm ka lidhje me të kaluarën e Thartorit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 19:23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi E.Th., 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

36 vjeçari ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

elsj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385