INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat me armë ndaj ish-kreut të SHIK-ut në Berat

Atentat me armë ndaj ish-kreut të SHIK-ut në Berat

Publikuar më: 21:48 02-10-2017

Ish-kreu i SHIK-ut në Berat, Artan Dauti është qëlluar me armë mbrëmjen e stome. Dauti kishte 3 ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Italia. Dy persona të maskuar bënë atentatin ndaj Dautit.

Ai është qëlluar sapo ka dalë nga makina e tij dhe më pas është dërguar në spital.

“Më goditën sapo zbrita nga makina, dyshoj që ishin dy persona”, – ka thënë ai në dëshminë e parë për policinëm nga shtrati i spitalit ku ndodhet pas sulmit fizik.

Dauti ka shërbyer si shef i SHIK-ut në Berat në vitet 1993- 1996, ndërsa prej vitesh jetonte në Itali bashkë me familjen. Prej tre ditësh ai ishte kthyer në vendlindje, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e këtij sulmi.

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915