INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Atë e kam për shtëpi, ty të dua për qejf”, Anxhela Peristeri shokon: I këndova në dasmë, por dhëndri më kërkoi për nuse

“Atë e kam për shtëpi, ty të dua për qejf”, Anxhela Peristeri shokon: I këndova në dasmë, por dhëndri më kërkoi për nuse

Publikuar më: 19:39 07-04-2019

Anxhela Peristeri padyshim që është një nga këngëtaret më të mira shqiptare.

Gjithashtu ajo njihet edhe për karakterin e saj të sinqertë dhe që gjithmonë I thotë gjërat pa dorashka.

Kjo sigurisht, shpeshherë shkakton lajm dhe bujë në shtypin rozë.

Gjatë një interviste për emisionin “Thumb” ajo ka treguar se pasi kishte kënduar në një dasmë në Maqedoni, ditën e nesërme kishte marrë propozimin për martesë nga dhëndri:

Në Maqedoni burrat marrin edhe dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam një ditë para, ditën tjetër e pashë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua, do të të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të të kem, të martohemi bashkë? I thashë, po ti dje u martove! S’ka gjë tha, ajo është për shpi, ti je për qejf!”

Po ashtu Anxhela Peristeri gjatë kësaj interviste e ka mohuar se është në një lidhje me këngëtarin Mateus Frroku. Ajo tha më tej se ata janë thjesht dy kolegë të mirë.

anxhela-peristeri-2-933x445.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443