Selena Gomez dhe Justin Bieber u ribashkuan pas shumë vitesh ndarjeje dhe kjo i gëzoi pa masë edhe fansat e çiftit.
Megjithatë sikur nuk është e shkruar që ata të përjetojnë një lidhje të qetë sepse që tani kanë nisur problemet mes tyre. Nuk bëhet fjalë vetëm për vendimin e marrë nga familja e këngëtares për të mos e pranuar kurrë Justin si të dashurin e vajzës së tyre. Këtë herë janë ish-et e Bieber që po hapin probleme. Shkak i kësaj here është ish-i i tij, Hailey Baldwin e cila ka komunikuar me Justin dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak Selenas. Megjithëse Justin i ka premtuar se do t’i sqarojë gjërat mes tij dhe ish të dashurave, ai dhe Selena kanë nisur terapinë në çift duke shpresuar ta kalojnë këtë situatë të vështirë.










11 Dec 2025 





