Ka shumë lloje miqsh për çdo rast, nga ata të lagjes, te kolegët e punës që ndajmë përditshmërinë, por një vend të veçantë në jetën tonë e zënë miqtë më të mirë: ata tek të cilët drejtohemi si në momentet tona më të lumtura, ashtu edhe në ato më të vështirat.
Çdo shenjë e zodiakut e ka më të lehtë ose më të vështirë të krijojë lidhje të thella me disa shenja të tjera, por ka tri shenja që dinë si të ndërtojnë miqësi të qëndrueshme dhe kuptimplota. Nëse ndonjëri prej tyre është pjesë e rrethit tonë të ngushtë, mund të themi me siguri se jemi me fat, sepse tek ata mund të mbështetemi pa kushte.
Luani
Luani është njëkohësisht shpirti i festës dhe mbrojtësi i grupit.
Ai kujdeset që të gjithë të ndihen të rëndësishëm. Është miku që na jep vetëbesim para një interviste pune, por edhe ai që do të na përqafojë pas një ndarjeje të dhimbshme.
Ndryshe nga shenjat e tjera, Luanit i pëlqen t’i shndërrojë edhe rastet më formale, si ditëlindjet apo diplomimet, në festa madhështore. Me fjalë të tjera, ai është organizatori perfekt që di t’i bëjë çdo moment të paharrueshëm.
Akrepi
Çdo grup miqsh ka nevojë për një Akrep. Ai është një mik besnik, që do të qëndrojë pranë nesh në ditët e mira dhe të këqija.
Falë intuitës së mprehtë, Akrepi di të kuptojë kur kemi nevojë për hapësirë dhe kohë për veten, por gjithashtu do të jetë aty, kur të jemi gati për të kaluar kohë së bashku.
Është dëgjues i shkëlqyer dhe, nëse i kërkojmë këshillë, do të na e japë me shumë sinqeritet, edhe kur e vërteta nuk është e lehtë për t’u dëgjuar.
Bricjapi
I rregullt dhe praktik nga natyra, Bricjapi di si ta mbajë jetën në ekuilibër dhe gjen gjithmonë kohë për të ndihmuar të tjerët.
Ai jep këshilla të vlefshme dhe realiste, edhe nëse ndonjëherë nuk janë ato që duam të dëgjojmë, sepse është shquhet për sinqeritetin dhe mençurinë.
Shpirti i tij praktik është i paçmuar për problemet e përditshme, nga një gomë e shfryrë deri te labirintet burokratike që s’dimë si t’i përballojmë. Punëtor, i përkushtuar dhe i gatshëm të ndihmojë, ai jo vetëm që na udhëzon, por shpesh është edhe persona që na “zgjidh duart” në momentin e duhur.








7 Jan 2026 





