INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Askush si ajo! Dua Lipa arrin suksesin që çdo artiste do e donte [FOTO]

Askush si ajo! Dua Lipa arrin suksesin që çdo artiste do e donte [FOTO]

Publikuar më: 14:34 16-10-2020

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur. Së fundmi, ajo ka arritur të triumfojë përballë një sërë artistësh me famë botërore me albumin e fundit që mban titullin “Future Nostalgia”. Albumi i artistes tashmë ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë më i dëgjuari në platformën Spotify, në kategorinë e femrave.

Sigurisht, Dua nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, e cila e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit në rrjete sociale. “Future Nostalgia nga Dua Lipa është albumi më i dëgjuar i një femre në vitin 2020 në Spotify me më shumë se 2.4 miliardë dëgjime”, thuhet në postim.

Kujtojmë që pas suksesit të “Levitating”, Dua publikoi pak ditë më parë një version të ri të kësaj kënge në bashkëpunim ne reperin DaBaby, e cila gjithashtu u prit shumë mirë nga publiku. Ndërkohë, së fundmi është mësuar se Dua po punon për një duet me Miley Curus, që do të jetë pjesë e albumit të kësaj të fundit.

121439124_719516408639333_2870734135225718219_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449