INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Askush nuk e priste! Noizy do të bashkëpunojë me këngëtarin e njohur grek

Askush nuk e priste! Noizy do të bashkëpunojë me këngëtarin e njohur grek

Publikuar më: 13:28 03-09-2025

Reperi i njohur, Noizy, ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarin grek, Kostantinos Argiros. Kënga e tyre do të titullohet “Nero” që do të thotë ujë. Gjithashtu ata kanë treguar se do të publikohet në datën 5 shtator.

Konstantinos Argiros është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar. Kujtojmë se ai ka qenë në Tiranë te Pallati i Kongreseve, por jo vetëm, gjithashtu ai ka qenë edhe në jug të vendit duke mbajtur koncert.

Vlen të theksohet se këngëtari ka një repertor shumë të gjerë por kënga e tij më e njohur dhe më e dëgjuar është “Athina mou”.

Ndërkohë nga ana tjetër reperi Noizy është një ndër këngëtarët më të dëgjuar dhe shumë i dashur për publikun shqiptar.

Ai ka shumë hite të paharrueshme por një ndër ta është edhe kënga “Icon” që është një debutim i këtij viti, pjesë e albumit me të njëjtin emër. Mesa duket se vera ende nuk ka mbaruar nga ana e bashkëpunimeve muzikore.

 719e867867c5644dc6e2703cee37c028.png

Article Logic
Execution time: 0.0033879280090332