INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Askush nuk e merr përsipër DOSJEN 184, Krimet e Rënda shpallin...

Askush nuk e merr përsipër DOSJEN 184, Krimet e Rënda shpallin...

Publikuar më: 13:44 21-08-2019

Dosja e famshme 184 e manipulimit të votuesve me të gjitha mënyrat nuk po merret në shqyrtim. Së fundmi është Gjykata e Krimeve të Rënda që ka shpallur moskompetencën për dosjen e Dibrës.
Për pasojë Prokuroria heq dorë nga dosja 184. Mësohet se kjo dosje është larguar nga Krimet e Rënda dhe ka vajtur në organin e akuzës në Dibër.
Në këtë dosje janë përfshirë zyrtarë të lartë, për të cilët janë publikuar përgjime që kanë të bëjnë me shit-blerjen e votës në zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës pas skandalit të Shukri Xhelilit dhe që gjermania Bild e publikoi.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559