INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Askush nuk e dinte se vuante nga kanceri, ja mesazhi i fundit që i dërgoi Boseman producentit të 'Black Panther'

Askush nuk e dinte se vuante nga kanceri, ja mesazhi i fundit që i dërgoi Boseman producentit të 'Black Panther'

Publikuar më: 20:29 03-09-2020

Prodhuesi ekzekutiv i “Black Panther”, Nate Moore ka zbuluar mesazhin e fundit prekës që ai mori nga i ndjeri Chadwick Boseman.

Ylli i filmit të “Marvel” fatkeqësisht vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në moshën 43 vjeçare, pas një betejë të fshehtë, ndërkohë që askush nga kasti nuk dinte asgjë për këtë sëmundje.


Gjatë gjithë kohës ai vazhdonte të punonte dhe t’i kushtonte kohën e tij fëmijëve të sëmurë në spital. E tillë ishte dhe puna e fundit që Boseman po kryente me Moore, në lidhje me Fondacionin Make-A-Wish.

“Më theu zemrën, o burrë. Duhet ta bëjmë për ta”, mësohet t’i ketë shkruajtur aktori producentit në lidhje me fëmijët e sëmurë me kancer.

Në një intervistë për People, Nate tregoi sesi bashkë me aktorin punuan së bashku për t’i dërguar një djali të ri një mesazh zanor nga T’Challa, si dhe një paketë lodrash.


“Njerëzit meritojnë të jetojnë, të kenë momente të veçanta. Ata kanë kaluar nëpër ferr me sëmundjen e tyre. Nëse do të ishim në gjendje t’ua lehtësonim vuajtjet dhe t’u sillnim gëzim për një moment, atëherë ne do të bëjmë një ndryshim në jetën e tij “, përfundoi aktori.

Ndërkohë, sipas një raporti të ri nga THR, përveç familjes, Boseman i kishte treguar vetëm një grupi të vogël të afërmsih për betejën e tij ndaj kancerit.

“Askush i përfshirë në filmin Black Panther nuk ishte në dijeni”, tha një burim.

Filmi me superheroin gjeneroi 1.35 miliardë dollarë në të gjithë botën dhe u nominua për një Oskar.

/Daily Mail/iconstyle/

Article Logic
Execution time: 0.0034680366516113