INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Asgjesohet” banda e prostitucionit në Tiranë!

“Asgjesohet” banda e prostitucionit në Tiranë!

Publikuar më: 12:25 24-03-2016

Zona e ish-Bllokut dhe ajo e Vasil Shantos, kanë qënë vatër prostitucioni. Pas një operacioni në këto dy zona, Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona, të cilët akuzohen për shfrytëzim të femrave për prostitucion.

Të arrestuarit janë:


-N. Gjonikaj, lindur ne Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim, shitje të narkotikëve”
-M. Mita, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë
-B. Manka, lindur dhe banues ne Tirane, i padënuar më parë
-A. Boja, vajzë e lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë
-B. Nurja, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë
-D. Doko, vajzë e lindur dhe banuese në Tiranë, e padënuar më parë
-H. Sula, lindur dhe banues në Tiranë
Policia thotë se N. Gjonikaj në bashkëpunim me Mankën dhe Nurjan, sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës. Pikërisht në datë 23.03.2016 ora 21:00 u dokumentua që shtetasit e mësipërm kanë ndërmjetësuar që vajzat D. Doko dhe A. Boja të kryejnë prostitucion me M. Mitën dhe H. Sulën.
Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 Euro/ora deri në 300 Euro për qëndrim për një kohë më të gjatë dhe paratë ndaheshin me tutorët e tyre të sipërpërmendur. Aktiviteti i mësipërm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës, të cilët do të procedohen nga policia për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936