INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Asgjesohen 65 mijë rrënjë cannabis në gjithë vendin, 4 persona në pranga [VIDEO]

Publikuar më: 11:59 31-08-2016

Operacionet anticannabis janë shtrirë në të gjithë territorin, ku po asgjesohen me mijëra bimë narkotike. Vetëm gjatë orëve të fundit janë asgjesuar më shumë se 65 mijë rrënjë cannabis sattiva në disa aksione në mbarë vendin.
Sasia më e madhe është sekuestruar në Vlorë, ku me ndihmën e Guardia di Finanza, FNSH, RENEA-s dhe forcave te policisë janë sekuestruar 40 mijë rrënjë. Ndërkohë i pranishëm në këtë aksion ka qënë dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë këtij aksioni, uniformat blu bëjnë të ditur se janë arrestuar edhe 4 persona.
Vlorë:
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative por edhe mbështetur nga monitorimi ajror nga Guardia di Finanza ka bërë të mundur realizimin e këtij operacioni ku mbi bazën e të cilit janë asgjësuar rreth 40.000 (dyzet mijë) rrënjë bimë narkotike e dyshuar të llojit Cannabis Sattiva si dhe janë kapur në flagrancë 4 persona në fshatin Gorisht, si autorët e dyshuar në lidhje me kultivimin e këtyre bimëve narkotike.
Të arrestuar janë shtetasit:
1-  Sokol Lelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.
2-  Altin Lelaj, 24 vjeç, banues në fshatin Rexhepaj, Vlorë.
3-  Hamet Bitaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.
4-  Nexhip Lamaj, banues në fshatin Roms, Vlorë.
Shkodër:
Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në Shosh e Shalë u asgjesuan 27 parcela me një numër prej 14 718  bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po ashtu u sekuestrua një armë zjarri (pushkë) në cilësinë e provës materiale.
Krujë:
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Kodra e Krojit” dhe “Kodra e Buranit”, Krujë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies rreth 4 500 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Ndërsa në vendin “Pylli i bizes” dhe “Perroi i Bizes”, Ishem, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies  rreth 1 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Memaliaj:
Në Memalija policia asgjesoi 5 parcela me 2800 rrënjë kanabis sativa. Droga ishte e mbjellë në parcela të ndryshime në njësinë Administrative Buz dhe në Luftinjë.
Tropojë:
Ndërkohë edhe në Tropojë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Myjehane, në pyll, u konstatuan dhe asgjësuan 230 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e  provës materiale.
Mat:
Në Mat janë asgjësuar me anë të djegies 2.324 bimë Cannabis Sattiva. Bimët ishte kultivuara në 5 parcela. Ndërsa janë sekuestruar edhe 56 fishek model 56, si dhe 3 krehëra automatiku. Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur “Përroi i Linosit”, sipër fshatit Gurë i Bardhë, të rrethit Mat. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002