INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As tradhtia as karriera, zbulohen DETAJE të reja rreth ndarjes së Nora Istrefit dhe Robert Berishës! [FOTO]

As tradhtia as karriera, zbulohen DETAJE të reja rreth ndarjes së Nora Istrefit dhe Robert Berishës! [FOTO]

Publikuar më: 19:52 30-08-2019

Ashtu siç rrallë herë ndodh, për të mos thënë kurrë, Robert Berisha lajmëroi divorcin me këngëtaren e njohur Nora Istrefi. Përmes një postimi në Instagram, krahas një fotoje të të treve, Roberti ka treguar se nuk ishin më të dashuruar, por miq të mirë dhe prindërit e Renée-së së vogël, si dhe falenderoi publikisht ish-gruan e tij për 13 vitet e kaluara së bashku.

Kaq mjaftoi që shtypi rozë t'i futej punës për të zbuluar se ç'e shtyu çiftin të ndërmerrte këtë hap. Menjëherë në rrjete sociale nisën të qarkullonin edhe aludimet e para.

Mësohet sipas mediave kosovare se Nora dhe Roberti kishin prej muajsh probleme të vazhdueshme, si rrjedhojë Roberti është larguar nga shtëpia dhe është vendosur në një apartament me qira. Megjithëse Roberti e bëri publik lajmin e ndarjes dy ditë më parë, Nora ende nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet e saj sociale.

jret.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040030479431152