INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Mozzik, as Getinjo! Sot repere e famshme, por dikur Loredana ishte modele e klipit të këngëtarit të njohur shqiptar [VIDEO]

As Mozzik, as Getinjo! Sot repere e famshme, por dikur Loredana ishte modele e klipit të këngëtarit të njohur shqiptar [VIDEO]

Publikuar më: 18:35 09-01-2019

Viti 2018 pa dyshim ka qenë i mbushur plot me suksese për Loredanën, e cila këtë vit startoi karrierën e saj muzikore në tregun gjerman dhe ka arritur një famë shumë të madhe. Përpos saj, Loredana në dhjetor u bë nënë për herë të parë dhe bashkëshorte e reperit të njohur Mozzik.

Por përpara se të bëhej e famshme, Loredana ka qenë modele në një klip. Konkretisht, reperja ka qenë një nga vajzat kryesore në klipin “Ke pi sonte shumë” të Ylli Limanit, që është publikuar në vitin 2017. Loredana luan rolin e një vajze gangstere në këtë klip, e cila së bashku me shoqet e saj grabisin pije në një market dhe më pas vjedhin një makinë.

Article Logic
Execution time: 0.003892183303833