INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Duas, as Ritës, as Bebes, as Erës! Ariana Grande i dhuron këngëtares SHQIPTARE unazën që do të thotë shumë për të! [FOTO]

As Duas, as Ritës, as Bebes, as Erës! Ariana Grande i dhuron këngëtares SHQIPTARE unazën që do të thotë shumë për të! [FOTO]

Publikuar më: 19:22 21-11-2018

Pak muaj më herët, Ariana Grande mori unazën e fejesë së ëndrrave të saj nga Pete Davidson. Dyshja po kërkonte unazën e fejesës fill pasi u lidhën dhe ai i dhuroi një unazë me diamant, që kishte një vlerë prej 93.000 dollarë. Por gjërat ndryshuan dhe çifti i dha fund fejesës muajin e kaluar, pasi kuptuan se gjërat kishin avancuar shumë shpejt. Më pas, Grande ia ktheu unazën e fejesës Davidson-it.

Mirëpo siç duket Ariana ishte mësuar të mbante një unazë në gisht dhe atë që ia ktheu Pete-s e zëvendësoi me një tjetër. Të njejtën unazë me diamant ia dhuroi edhe 6 shoqeve të saj të ngushta si simbol miqësie.

Pasi publikoi “Thank u, next”, Ariana postoi në Instagram Stories një video ku shfaqeshin tre duar me unazat në fjalë, me mbishkrimin “3/7”. Një nga shtatë është në fakt këngëtarja shqiptare Njomza. Në foton më poshtë, vihet re unaza.

njoma.png

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273