INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artikulli për mbetjet, reagon këshilltari i Ramës dhe Prokuroria e Përgjithshme

Artikulli për mbetjet, reagon këshilltari i Ramës dhe Prokuroria e Përgjithshme

Publikuar më: 22:43 28-02-2017

Një artikull i publikuar nga një faqe anonime në internet në gjuhën italiane “pianetaitalianews.it”, se në Shqipëri dyshohet se janë groposur mbetjet e 1300 kontenierëve që kishin për destinacion Maqedoninë, është përhapur me shpejtësi në portalet shqiptare.

Në artikull thuhej se prokuroria italiane ka nisur hetimet për këtë çështje dhe se nuk do të kursehen as punonjësit e Kryeministrisë.

Newsbomb.al kontaktoi me Endri Fugën, këshilltarin e kryeministrit Edi Rama, i cili e konsideroi artikullin si një “mashtrim të madh”. Ai hodhi poshtë akuzat që janë bërë në faqen italiane.

Gjithashtu, Newsbomb.al kontaktoi edhe këshilltarin për median në Prokurorinë e Përgjithshme, Albi Seriani, i cili  thotë se nuk ka qenë i pranishëm në takimin që Adriatik Llalla zhvilloi pak ditë më parë me prokurorin e anti-mafias dhe se mohon të ketë dijeni për këtë çështje.

Sipas artikullit, mbi 2600 kontenierë me mbetje ishin nisur nga Italia për në drejtim të Maqedonisë, por pikën kufitare të Qafë Thanës nuk e kanë kaluar 1300 prej tyre, çka hedh dyshime se ato të jenë groposur në vendin tonë. 

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055