INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arti në zi! Ndahet nga jeta komediani i famshëm në Hollywood!

Arti në zi! Ndahet nga jeta komediani i famshëm në Hollywood!

Publikuar më: 20:30 11-05-2020

Komediani i njohur Jerry Stiller ka vdekur në moshën 92-vjeçare.

Djali i tij, aktori Ben Stiller ndau lajmin e trishtë në Twitter të hënën, duke shkruar: “Jam i trishtuar të them që babai im, Jerry Stiller, ndërroi jetë nga shkaqe natyrale.


“Ai ishte një baba dhe gjysh i shkëlqyeshëm dhe burri më i përkushtuar për Anne për rreth 62 vjet. Ai do të më mungojë shumë. Të dua babi”!

Stiller njihet për rolin e tij si babai i George Costanzas, Frank, në serialin Seinfeld të NBC, dhe për rolin e Arthur Spooner në The King of Queens.


Ai gjithashtu ka luajtur në disa filma përkrah të birit, si në Zoolander, Heavyweights, Hot Pursuit, The Heartbreak Kid dhe Zoolander 2.

Në fillimet e karrierës së tij, Stiller dhe bashkëshortja Anne Meara, me të cilën u martua në 1954, njiheshin si dyshja më e njohur e komedisë, me emrat Siller dhe Meara.

Anne dhe Jerry ishin martuar 62 vjet para se ajo të vdiste në vitin 2015. Ata ishin prindër të Ben, dhe motrës së tij aktore Amy Stiller.

Lindur në Brooklyn, Nju Jork në 1927, Stiller bëri debutimin e tij si aktor në moshën 15-vjeçare, edhe pse vinte nga një familje e varfër polake-hebreje.

 

28250514-8306933-image-m-32_1589187201362.jpg

28250286-8306933-image-m-74_1589186226748.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268