INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arti i të kërkuarit falje sipas psikologes që e ka studiuar 20 vjet

Arti i të kërkuarit falje sipas psikologes që e ka studiuar 20 vjet

Publikuar më: 12:11 16-01-2017

Fjalët më shëruese në gjuhën tonë janë “më fal”.

Ato kanë fuqinë të zbusin inatin dhe dhimbjen, të forcojnë lidhjet dhe të rrisnin vetëbesimin. Megjithatë, shumë prej nesh nuk dimë t’i përdorimin siç duhet. Ndodh që nuk kërkojmë aspak falje ose e tejkalojmë. Nëse bëni më shumë këtë të fundit atëherë qetësohuni… nuk mund të kërkosh falje edhe për gjërat më të vogla, diçka që ndodh në masë tek femrat. Sipas psikologes Harriet Lerner, që të kërkosh falje siç duhet dhe kur duhet atëhere duhet të kesh parasysh këto këshilla:

Shkurt dhe ëmbël
Faljet më të mira janë ato që thuhen shkurt dhe nuk kërkojnë shpjegime.

Nuk lidhet me ju
Një falje plot me keqardhje dhe pendesë, mund t’i bëjë të tjerët të ndihen edhe më keq seç janë. Nëse pala e lënduar fillon të mendojë se duhet t’iu bëjë ju të ndiheni mirë pas gjithë dramës tuaj, kuptoni që duhet të ndaloni. Një falje e ndjerë nuk ka lidhje me ju.

Mos u bëni kurrë nevojtar
Fjalët si: “Do më falesh?” ose “Të lutem më fal!” janë me vlerë kur një lidhje është e ngushtë dhe sidomos kur ata që keni lënduar e vlerësojnë. Por nëse kërkoni të faleni nga të tjerët dhe e kërkoni në mënyrë aspak të matur, mund të përfundoni duke mos kërkuar falje aspak.

Mendohu para se të flasësh
Nëse dikush po ju kriton dhe po ju pret një falje nga ana juaj për diçka që mendoni se nuk jeni fajtor, mos kërkoni falje vetëm për të mos hasur ndonjë konflikt më vonë.

Mos shtoni kurrë një “por”
Më shumë se çdo gjë tjetër, ata që keni lënduar kërkojnë një falje të sinqertë nga ju.

…apo një “nëse”
Dijeni se çdo falje që nis me “ më fal nëse…” nuk është aspak falje.

Bëni hapin e parë
Të shërosh një plagë të hapur nuk është një gjë e lehtë. Shpeshherë një falje nuk zgjidh asgjë. Megjithatë është mirë nëse kërkoni ju të parët nëse jeni fajtorët.

Article Logic
Execution time: 0.0037491321563721