INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në ish-bllok, Artan Hoxha: Personi që ka qëlluar, është pjesëtar i forcave komando

Vrasja në ish-bllok, Artan Hoxha: Personi që ka qëlluar, është pjesëtar i forcave komando

Publikuar më: 12:41 05-10-2018

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje tronditëse nga masakra e djeshme në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vdekur Fabjol Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.

Sipas gazetarit investigativ personi që qëlloi mbi grupin e Ervis Martinajt është një komando i cili një ditë më parë ishte në detyrë, ndërsa sot në kërkim. Sipas tij ai ka realizuar qitje profesionale në kokë dhe gjoks. Të gjitha plagët që ka viktima dhe të plagosurit janë pikërisht në këto zona.

"Personi që ka hapur zjarr është pjesëtar i forcave Komando. Po bëhet verifikimi nëse qëlloi me armën e shërbimit apo arma me të cilën qëlloi është e paregjistruar. Bëhet fjalë për një pistoletë Glock që rezulton të ketë numrin e serisë së fshirë. Arma tjetër e ndodhur në vendngjarje, ajo e viktimës Fabjol Gaxha është një armë me të cilën është qëlluar vetëm një herë"- ka thënë Hoxha për ReportTv.

Artan Hoxha tregon se viktima Fabjol Gaxhaj ka dëmtime në kokë, ndërsa i plagosuri Ervis Martinaj është goditur në qafë. I plagosuri tjetër Eljon Hato vazhdon të jetë në gjendje të rëndë me 1 plumb në kokë.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107