INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arta Bajrami hidhet në sulm: Mbaja shaminë në kokë që kur ishe bebe! [FOTO]

Arta Bajrami hidhet në sulm: Mbaja shaminë në kokë që kur ishe bebe! [FOTO]

Publikuar më: 11:24 24-08-2017

Diçka e ka shqetësuar Arta Bajramin.

Këngëtarja e njohur, pavarësisht se nuk është në moshë të madhe, është padyshim një nga veteranet e skenës muzikore të Kosovës. Siç thekson Gazeta Express, ajo ishte e para që kultivoi rrymën RnB në këtë vend, duke u hapur rrugën shumë artistëve të tjerë. Gjithmonë me një imazh prej gangstereje, siç tregojnë videokliet e saj në fillim të viteve 2000’, ku shpesh shihej me një shami në kokë. Dhe pikërisht këtë të fundit ka dashur të sjellë në kujtesë Arta sot, shaminë e saj që dikur e vinte vetëm ajo, duke distancuar nga koleget. Ajo ka postuar një foto nga klipi “Fiesta”, dhe në mbishkrim ka vendosur “Vija shaminë në kokë (bandana) që kur ti ishë një fëmijë 2002”. Nuk e dimë se çfarë e ka bezdisur Artën, po me siguri ndonjë artiste e re, të cilës ka dashur  t’i tregojë vendin. E thënë, e bërë.

artab.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594