INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyeja pse CAPITAL T nuk është martuar ende është kjo!

Arsyeja pse CAPITAL T nuk është martuar ende është kjo!

Publikuar më: 13:30 20-09-2021

Capital T ka bërë një nga daljet e tij të rralla televizive për të folur rreth projekteve dhe përditshmërisë së tij. I ftuar tek “Robi plaket kur don vet” Trimi mes tjerash është pyetur për jetën personale dhe planet për martesë.

Gjersa ka folur rreth këtij hapi ai ka zbuluar se është single momentalisht.

“Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen”.

Tutje reperi ka folur edhe për artistët që shfrytëzojnë lajmet nga jeta private për t’u ngritur në karrierë dhe bërë i përfolur duke thënë se ai vet nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë.

“Ka shumë artista që i kanë përdo qito sene për me bo bujë me tërheq vëmendje por unë skam qenë prej atyre”

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061