INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrihet marrëveshja, drafti do të kalojë në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi [FOTO]

Arrihet marrëveshja, drafti do të kalojë në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi [FOTO]

Publikuar më: 18:51 21-07-2016

Burime të In Tv.al bëjnë me dije se palët politike në vend kanë arritur dakordësinë për reformën në drejtësi. Kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta ishin të parët që pranuan propozimin ndërkombëtare, dhe më pas edhe kreu i PD Basha, ka dhënë përgjigjen pozitive.  Drafti i ri pritet të kalojë në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi. Sipas burimeve nga PD, është pranuar propozimi i Partisë Demokratike. Pra zgjedhja e anëtarëve të KLP dhe KLGJ me konsensusin e opozitës.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta përshëndet marrëveshjen e arritur për reformën në drejtësi.

Duke falenderuar Kryeministrin z. Edi Rama, Kryetarin e PD-së, z. Lulzim Basha dhe Ambasadorët z. Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin, Kryetari i Kuvendit thekson se  marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi.

 Z. Meta bën thirrje për formalizimin e procesit me votën unanime në Kuvend.

“Falenderoj Kryeministrin z. Rama, Kryetarin e PD-së z. Lulzim Basha dhe ambasadorët z. Donald Lu dhe znj. Romana Vlahutin. Marrëveshja është shenjë pjekurie dhe bashkimi. Tashmë të formalizojmë procesin me votën unanime në Kuvend”, theksohet në mesazhin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta

Edhe kryeministri Rama e ka përshëndetur këtë marrëveshje në Twitter. 

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611