INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet shqiptari që flinte mbi euro [FOTO]

Arrestohet shqiptari që flinte mbi euro [FOTO]

Publikuar më: 12:31 02-06-2018

Polica italiane e Maceratas ka vënë në pranga shqiptarin A.V 33 vjeç me akuzën e trafikut të kokainës. Në banesën e 33 vjecarit shqiptar me profesionin picier i punësuar në një nga restorantet e zonës, u sekuestruan 1.7 kg kokainë e 60 mijë euro cash fshehur në krevatin e fëmijës së tij. 

Në konferencën për shtyp, komandati i policisë Antonio Pignataro informoi se dyshimet për të vënë nën kontroll shqiptarin lindën pas regjistrimit të lëvizjeve të shumta e të dyshimta të personave në banesën e tij, si dhe cilësisë së lartë të jetës që ai bënte.
 "Hetimet verifikuan se shqiptari A.V ishte i përfshirë në një trafik droge", u shpreh komandati i policisë së Maceratës Antonio Pignataro. 
 
Shqiptari zotëronte makina të kushtueshme tip Audi A4. 
 kokaina_ne_itali_6.jpg
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0039708614349365