INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet pas një viti i arratisuri nga burgu i Fierit [ VIDEO]

Arrestohet pas një viti i arratisuri nga burgu i Fierit [ VIDEO]

Publikuar më: 17:15 23-10-2018

Një 36-vjeçar është prangosur nga Policia e Vlorës, i ishte shpallur në kërkim pasi ishte “arratisur” nga vendi ku ishte duke vuajtur dënimin.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë Ervis Gjini, 36 vjeç, i cili ishte i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, por pas marrjes së lejes nga burgu i Fierit, ai nuk është kthyer më. Arrestimi i tij u bë në lagjen 1 “Maji” në Vlorë.

Gjithashtu, ky shtetas ka qenë në kërkim edhe për një tjetër vepër penale në fushën e vjedhjes pasi akuzohet për “Vjedhje” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818