INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet një Shqiptarë në Itali, kapet me heroinë në shtëpi

Arrestohet një Shqiptarë në Itali, kapet me heroinë në shtëpi

Publikuar më: 14:44 04-09-2017

Policia italiane e Varese ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar, për arsye droge.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap pasi kishte fshehur në dy banesat e tij 15 kilogram heroinë dhe 200 gram marijuanë. 

Shqiptari zbulohet se kishte dy vila në Monza e Brianza të Italise. Edhe pse i mbante në kontroll të vazhdueshëm i arrestuari linte dhe qen Pitbull si roje.

Arrestimi i tij u bë i mundur gjatë një kontrolli rutinë nga policia. Në rripin e sigurimit, policia i ka gjetur edhe disa doza heroinë, të cilat kishte si qëllim t’i shpërndante. Pasi e kanë dërguar në kazermë, policia ka vendosur që ti kontrollojë edhe vilat, ku ka gjetur sasinë e drogës që ruhej nga dy qentë pitbull.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268