INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet një nga 10 njerëzit më të kërkuar nga FBI

Arrestohet një nga 10 njerëzit më të kërkuar nga FBI

Publikuar më: 12:08 29-08-2017

Një nga dhjetë personat më të kërkuar nga FBI-ja amerikane është arrestuar pas 8 vitesh në kërkim. 29 vjeçari Luis Macedo u arrestua të shtunën në Meksikë, ndodhet ishte ndër më të kërkuarit në Çikago.

Macedo ka qenë në listën e më të kërkuarve që nga maji i vitit 2016. Ai është aktualisht në paraburgim të FBI-së dhe do t’i dorëzohet autoriteteve lokale kur të mbërrijë në Çikago. Macedo u akuzua për vdekjen e Alex Arellano, i cili u rrah, dhe u qëllua për vdekje nga anëtarët e dyshuar të bandës latine të rrugëve.

Arellano u vra më 1 korrik 2009, pasi kishte shkuar në një lagje larg banesës së tij me shpresën se do të takonte vajzat me të cilat kishte komunikuar në internet.  

Ndërsa po ecte rrugës për në shtëpinë e një shoku me tre vajza, ai u përball me anëtarët e bandës së rrugëve të “Mbretërve Latinë”, tha policia.

Ata kërkuan që ai të jepte shenjën e bandës. Por adoleshenti tha se nuk ishte anëtar i bandës dhe madje ngriti këmishën për të treguar se nuk kishte tatuazhe bande, thanë autoritetet në atë kohë.

Sulmuesit e tij e rrahën atë me shkopinj bejsbolli duke e ndjekur më pas për në banesë. Atje e qëlluan për vdekje në kokë dhe i vunë zjarrin.

Adresa e fundit e njohur ishte në rrethinat e Çikagos të Oak Lawn. Ai u akuzua në korrik 2009 me vrasje të shkallës së parë. Një urdhër arresti federal u lëshua në maj 2010.

Article Logic
Execution time: 0.0033688545227051