INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet një biznesmen turk i përfshirë në laboratorin e drogës në Has

Arrestohet një biznesmen turk i përfshirë në laboratorin e drogës në Has

Publikuar më: 10:18 21-10-2018

Janë zbardhur detaje të reja nga laboratori i drogës në Has. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar një biznesmen turk, duke e çuar në 6 veta, numrin e të ndaluarve për këtë ngjarje.

Identiteti i biznesmenit turk ende nuk bëhet me dije, por ai rezulton të jetë i përfshirë në fushën e tekstileve.
Ditën e premte policia zbuloi një laborator droge në fshatin Bernog të Hasit, ndërsa vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti. U sekuestruan si dhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në përpunim.

Policia sekuestroi gjithashtu edhe një sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze për krijimin e heroinës.

Deri tani të arrestuar janë: Vehbi Barushi, Xhevit Shuti, Anila Shuti, Mustafe Shuti, Flamur Çela dhe shtetasi turk.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033481121063232