INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet në Kosovë bashkë me djalin e tij, 'Dëshmitari X', Albert Veliu

Arrestohet në Kosovë bashkë me djalin e tij, 'Dëshmitari X', Albert Veliu

Publikuar më: 12:46 28-05-2018

Policia e Kosovës e ka vënë nën pranga Albert Veliun, i njohur ndryshe si “dëshmitari X”. Albert Veliu është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Kosovë. Burimet e brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dëshmitari X ka qenë duke qëndruar në Shtime, ndërsa tani është ndaluar së bashku me djalin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare. Arrestimi i Veliut u bë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë. Pas daljes së videos dy javë më parë, Veliu tentoi që të largohet, por u ndalua në Kukës. Por pas marrjes në pyetje, ai është larguar nga Shqipëria, ndërsa tashmë është arrestuar në Kosovë. Veliu është ‘Deshmitari X’ në videot e publikuara nga zyrtarët e Partisw Demokratike ku sipas pretendimeve implikohet në trafikun e drogës vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.

Article Logic
Execution time: 0.003835916519165