INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet kosovari në Elbasan, dhunonte bashkëjetuesen

Arrestohet kosovari në Elbasan, dhunonte bashkëjetuesen

Publikuar më: 11:13 10-06-2018
Policia e Elbasanit arreston një kosovar i akuzuar për dhunë në familje dhe mashtrim. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është Burim Pushkolli, banues në Vushtri. 36- vjeçari ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses, gjithashtu ai nëpërmjet shpërdorimit të besimit, ka mashtruar dy persona duke u marrë lekë me premtimin se do t’i ndihmonte për tu punësuar.
Arrestimi i tij sipas policisë, u bë pasi ndaj tij është bërë kallzim penal nga shtetasja S.P 39 vjeçe, ku shtetasi Burim Pushkolli me të cilin ajo bashkëjetonte,ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdusheme ndaj saj. 
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se shtetasi Burim Pushkolli nëpërmjet shpërdorimit të besimit i ka marë një sasi prej 100.000 mjë lekë shtetasit F.M. 47 vjeç banues në Elbasan, duke i premtuar se do e ndihmonte të regjistronte djalin në Akademin e Sigurisë në Tiranë. Gjithashtu rezulton se ai i ka marrë duke shpërdoruar besimin një sasi prej 50.000 mijë lekesh edhe shtetasit N.L.32 vjeç banues në Elbasan, të cilit i ka premtuar se do e fuste në punë në Aeroportin  “Nënë Tereza” në Tiranë.
Nga verifikimet e bëra me  Policinë e Kosovës, rezulton se për këtë shtetas ka urdhër arresti për tre vepra penale për mashtrim. Ndaj tij rëndojnë  veprat penale të “Dhunës në Familje” dhe “Mashtrimit”
 
Article Logic
Execution time: 0.0049319267272949