Policia e Shkodrës kreu një operacion antidrogë me metoda speciale hetimi dhe si rezultat, arriti të prangosë një shpërndarës të famshëm kokaine në qytet, Blerim Harushën. Harusha, 26 vjeç u arrestua tek Pedonalja, në lagjen Vasil Shanto, pasi Policia ushtroi kontroll fizik tek ai dhe i gjeti 4 doza konainë në xhep. Pas kësa, Policia i kontrolloi shtëpinë në lagjen “Ajasem”, ku u gjend para të tjerave rrethanave: 114 doza kokainë ishte gati për t'u shitur. Bashkë me kokainën, Harushës iu sekuestruan edhe 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.