INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet fajtori për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës së zyrtarit të lartë të BE! Ja detajet

Arrestohet fajtori për përdhunimin dhe vrasjen e vajzës së zyrtarit të lartë të BE! Ja detajet

Publikuar më: 15:41 05-12-2016

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Fraiburg të Gjermanisë.

Marie Landenburger është sulmuar në rrugë ndërkohë që kthehej në Fraiburg, qytetin ku vazhdonte studimet, pas një feste. E reja fillmisht është përdhunuar dhe më pas vrarë, duke u mbytur në lumin Dreisam, në të cilin është gjendur e pajetë. Ngjarja tronditëse ka ndodhur një muaj e gjysmë më parë, më 16 tetor por detajet janë zbuluar vetëm së fundmi pas një arrestimi të bërë ditën e premte. I dyshuari është një emigrant afgan, adn-ja e të cilit është gjetur në shallin që i përkiste Landenburger, ndërsa fijet e tij të flokut janë gjetur në një shkurre në afërsi të vendit ku ndodhi përdhunimi. Arrestimi i të dyshuarit është mundësuar pasi policia fillimisht e evidentoi atë nëpërmjet kamerave të sigurisë që e identifikuan për shkak të flokëve të ngjashëm me ato që u gjetën në vendngjarje. I dyshuari 17-vjeçar është deklaruar fajtor dhe do të gjykohet në vitin e ardhshëm. Marie Landenburger ishte vajza e Dr. Clemens Landenburger, i cili ka shërbyer si asistent-drejtues në Komisionin Ligjor Europian që nga viti 2008.

Article Logic
Execution time: 0.002748966217041