INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet autori i vrasjes së 36-vjeçarit në Dibër

Arrestohet autori i vrasjes së 36-vjeçarit në Dibër

Publikuar më: 11:53 03-10-2018

Policia ka vënë pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 36-vjeçarit në Dibër. Aleksandër Balla, akuzohet për vrasjen e Ismail Zogut. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së të dielës në një lokal në fshatin Arras. Tre persona të tjerë u arrestuan më parë për ngjarjen. Vëllai i 23-vjeçarit, Vangjel Balla si dhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe djali i tij. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllanë e tij kanë vrarë me thikë 36-vjeçarin, banues në fshatin Sinë. Ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital. Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553