INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen dy autorët e masakrës së Cërrikut, pas 20 vitesh

Arrestohen dy autorët e masakrës së Cërrikut, pas 20 vitesh

Publikuar më: 10:40 24-12-2016

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy autorët e ngjarjes së Cërrikut më 1997, të cilët ishin ende të lirë.

Meti Bozi dënuar me burg përjetë për vrasje ishte i lirë deri ditën e djeshme. Ai është një nga organizatorët e masakrës së Cërrikut të 1997 ku u dogjën 6 gardistë dhe 16 të tjerë u plagosën. Bozi ishte arrestuar edhe më parë, por ishte lënë i lirë me vendim të Gjykatës së Apelit.

Përmes një njoftimi për shtyp policia e Elbasanit bëri të ditur se : “Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit në kërkim, Meti Bozi, 58 vjeç banues në Cerrik”. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim penal më datë 22.12.2016, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, 6 herë, vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim,16 herë, parashikuar nga nenet 79/c-25,79/c-25- 22 e 55 të Kodit Penal.

Po kështu u arrestua dhe Skënder Cano, 61 vjeç. Edhe ky i dënuar për masakrën e Cërrikut . Policia tha se: “Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim penal më datë 22.12.2016, e ka dënuar me 13 vjet burg, për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, 6 herë, vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, 16 herë parashikuar nga nenet 79/c-25,79/c-25-22 e 55 të Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0035691261291504