INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen 7 persona në Sarandë, mes tyre dy rus për…

Arrestohen 7 persona në Sarandë, mes tyre dy rus për…

Publikuar më: 16:29 25-08-2019

Shtatë persona janë arrestuar brenda 24 orëve nga Policia e Sarandës për vepra të ndryshme penale. Mes tyre janë edhe dy shtetas rus, të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash.

Dy rusët u arrestuan pasi ditën e djeshme në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur "Berdenesh", 1477 litra naftë, me qëllim që t'iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.
Ndërkohë tre të rinj nga Dhërmiu janë arrestuar pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në lokalin e shtetases V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.
Një 18-vjeçar nga Saranda u arrestua pasi në bashkëpunim me shokun e tij dyshohet se kanë kanosur me thikë shtetasin D. P., për motive të dobëta, duke i marrë këtij të fundit 2500 lekë të rinj. Në momentin e kapjes në flagrancë, 18 vjeçarit iu gjet në trup një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe një dorezë metalike prej hekuri.
Për vjedhje u arrestua edhe një 39-vjeçar nga Tirana. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj.

Article Logic
Execution time: 0.004011869430542