INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime në Vlorë, zbulohen dhe 10 ton drogë

Arrestime në Vlorë, zbulohen dhe 10 ton drogë

Publikuar më: 11:42 05-10-2016

Policia e Vlorës ka zbuluar rreth 10 ton drogë, këtë herë ka mundur dhe të gjejë kultivuesit. Ata janë 6 persona të cilët e mbanin drogën e llojit kanabis sativa në disa kasolle.
Të arrestuarit janë Sh. Koçiaj, 24 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë, A.Hasanaj, 43 vjeç, K. Imeri, T. Haxhiraj, 35 vjeç, Xh. B, 18 vjeç të gjithë këta banues në Vlorë dhe A. Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.

Njoftimi: “Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, Grupet e FNSH Fier, midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë kanë konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proçes tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qëndrave të banuara. Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 6 shtetasve për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 2 armë zjarri të llojit “automatik”,
– 1 armë zjarri e llojit “pushkë”,
– 2 krëhëra me 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
– veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë materiale.
Policia ka bërë asgjësimin e lëndës narkotike nëpërmjet shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr.
Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë mundshëm të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0027470588684082