Ka disa vite që lajmi për lidhjen e tyre është bërë publik por ata vazhdojnë ta mbajnë shumë private për syrin e medias dhe publikut.
Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën dhe të dashurën e tij, Elsa.
Ndonëse para tre viteve u zbulua lajmi ai vazhdon ta mbajë ‘’sekrete’’ të dashurën e tij, me të cilën së fundmi kanë udhëtuar drejt Holandës.
Në privatësi të plotë, larg vëmendjes së përditshme të medias, ata së fundmi kanë bërë një “arratisje romantike” drejt Amsterdamit.
Dyshja vazhdojnë të mos publikojnë fotografi së bashku por u zbuluan nga postimet nga i njëjti vend.
Elsa, partnerja e futbollistit qëndron shumë larg famës së të dashurit duke mbajtur shumë privat edhe rrjetet sociale.