INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha zyrtarisht të fejuar! Pamje dhe detaje nga fejesa përrallore [FOTO]

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha zyrtarisht të fejuar! Pamje dhe detaje nga fejesa përrallore [FOTO]

Publikuar më: 17:13 14-10-2018

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë ndër çiftet më të komentuar. Ata prej vitesh janë në një marrëdhënie bashkë, por mesa duket sot kanë vendosur që lidhjen e tyre ta çojnë në një stad tjetër. Pas bashkëjetesës, ata kanë vendosur që të fejohen, pikërisht sot më 14 tetor, por jo në vendin ku ka lindur dashuria e tyre në liqenin Komo, por në Tiranë. 

-640-0-5bc336805fe76.jpg

 

Armina dhe Shkëlzeni janë fejuar në një ceremoni private me pak të ftuar, rrethuar vetëm nga familjarë e miq të ngushtë.
Sigurisht që kjo ditë do të ishte e magjishme për blogeren e njohur dhe një fejesë përrallore.  Revista Class ka zbuluar disa pamje nga dekori dhe çdo gjë ishte e mrekulueshme dhe e kuruar në çdo detaj, por edhe plot ngjyra që të ngjallin pozitivitet, ashtu si vetë blogerja Armina Mevlani.

-640-0-5bc351c760352.jpg

-640-0-5bc351d4f1a18.jpg

-640-0-5bc3521743c11.jpg

-640-0-5bc3524208ba7.jpg

 

 

Por gjithashtu një tjetër gjë që ngjall kuriozitet për të gjithë ne është se si është veshur Armina, blogerja që ka një lidhje dhe një dashuri të madhe për modën? 

Sigurisht që ajo nuk do na zhgënjente këtë ditë dhe me plot bindje themi që Armina ka shkëlqyer. Blogerja e njohur kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë me lule të ëmbla nga“Dolce & Gabbana”, të cilin e kishte kombinuar me një palë sandale te kuqe me rripa të hollë dhe lule nga pas, stiluar nga e njëjta shtëpi mode.
Sipas ‘iconstyle.al’ fustani ka plot 4000 euro, ndërsa sandalet 2500 dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0038249492645264