“I’m Sorry” po kalon kufijtë, çdo ditë shtohen mbi 1milion klikime, tani Arilena Ara “çmend” Kazakistanin me performancën live…
Arilena Ara ka mahnitur të gjithë në “Expo 2017” në Astana, në kryeqytetin e Kazakistanit. Ajo performoi në eventin e organizuar nën temën “Energjia e së ardhmes”. U prezantua me këngën “I`m sorry”, variantin e sapopublikuar, anglisht, të “Nëntori”, nga ku doli edhe me çmim. Ajo ndau me publikun vetëm një foto, ku shihej e gjitha e kuruar dhe shumë bukur por intv.al ju sjell videon nga performanca e Arilenës në “Expo 2017” në Astana./intv.al/
![Arilena Ara “çmend” Kazakistanin me performancën live të “Nëntori” [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/929dae62b81c8547c26cc2edb2eb2819_L.jpg)