INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ariana Grande ofrohet të pagujë funeralin e viktimave të sulmit terrorist në Manchester [FOTO]

Ariana Grande ofrohet të pagujë funeralin e viktimave të sulmit terrorist në Manchester [FOTO]

Publikuar më: 16:14 24-05-2017

Ajo është ende e tronditur nga sulmi terrorist i ndodhur në Manchester gjatë koncerti të saj të hënën.

E prekur nga tragjedia, Ariana Grande është ofruar të paguajë funeralin e të gjitha viktimave (fansa të këngëtares) që  humbën jetën tragjikisht në këtë sulm terrorist.

Deri tani janë identifikuar nëntë prej viktimave përfshirë 8 vjeçaren, Saffie Roussos dhe 15 vjeçaren, Olivia Campbell.

Ndërkohë, këngëtarja 23 vjeçare ka pezulluar pjesën tjetër të turneut të saj botëror. Edhe pse gjesti human i këngëtares ende nuk është konfirmuar dhe përfaqësuesit e saj janë kontaktuar por ende nuk kanë dhënë asnjë koment, thashethemet e kanë bërë tashmë fakt të kryer.

 

fsdrfertet.png

 

dvfgrg.png

Article Logic
Execution time: 0.0041830539703369