INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ariana Grande biseksuale?! Këngëtarja ka një mesazh për ndjekësit dhe na konfuzoi të gjithëve

Ariana Grande biseksuale?! Këngëtarja ka një mesazh për ndjekësit dhe na konfuzoi të gjithëve

Publikuar më: 17:51 03-04-2019

Që pas publikimit të videoklipit të saj më të ri “break up with your girlfreind, im bored” Ariana Grande filloi të hynte në vorbullën e thashethemeve për orientimin e saj seksual.

Shumë fansa filluan të hidhnin dyshimet se këngëtarja është biseksuale. Këto thashetheme u rritën gjithnjë edhe më shumë kur u publikua kënga “Monopoly” në bashkëpunim me Victoria Monet dhe shkak për këtë u bënë këto rreshta:

“Më pëlqejnë femrat dhe meshkujt. Punoj kaq shumë, kam nevojë për një binjak.”

Fansat dhe ndjekësit ishin të sigurtë se Ariana është biseksuale, ndërsa tani vjen reagimi nga vetë 25 vjeçarja përmes një statusi në rrjetin social Twitter: “Nuk e kam ndjerë përpara dhe ende nuk e ndjej nevojën për ta ditur, kështu që është në rregull!”

Siç shumica prej jush mund ta kuptojnë, Ariana i referohet orientimit të saj seksual dhe na la të gjithëve gojëhapur pas kësaj.

Ajo nuk ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ngaj pyetjes, duke na shtuar akoma më shumë dyshimet

 awr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504